Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik”.
Sipas raportit 24-orësh, arrestimi ka ndodhur më 25 mars rreth orës 18:00.
Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar pesë llaptopë, katër telefona mobilë si dhe disa pajisje të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.