Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të veprojë shpejt në lidhje me negociatat, duke thënë se “duhet të bëhen seriozë sa më shpejt, para se të jetë vonë”.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump i ka quajtur negociatorët iranianë “të ndryshëm” dhe “të çuditshëm”, duke pretenduar se ata “po i luten SHBA-së për një marrëveshje”, ndërsa ushtria e tyre është “shkatërruar” dhe “nuk ka asnjë shans rikthimi”.
Ai shtoi se pavarësisht deklaratave publike se po shqyrtojnë një propozim amerikan, kjo është “e gabuar”.
“Duhet të bëhen seriozë sa më shpejt, përndryshe nuk do të ketë kthim mbrapa dhe nuk do të jetë bukur,” shkroi Trump.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se vendi “nuk ka asnjë qëllim për të negociuar për momentin”, duke theksuar se kontaktet përmes ndërmjetësve nuk përbëjnë dialog apo negociata reale.