Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në Prishtinë, pas një hetimi intensiv të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit.
I dyshuari, N.M., mashkull shtetas i Kosovës, është identifikuar dhe ndaluar nga zyrtarët policorë në kuadër të një operacioni hetimor për zbardhjen e rastit.
Gjatë kontrollit në vendbanimin e tij, policia ka sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës, si dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale.
Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe zbardhjes së rastit.