Këtë të premte vendi do të përfshihet nga mot i vranët dhe i paqëndrueshëm, me reshje shiu që pritet të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit të IHK, në zonat malore dhe në lartësi më të mëdha, reshjet do të shfaqen në formë të përzier – shi dhe borë, për shkak të temperaturave më të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë, duke ndikuar që temperaturat të ndihen edhe më të ulëta.