Nga ëndrra në realitet: Një fitore e çon Kosovën në Botërorin 2026

Kosova është vetëm një fitore larg kualifikimit historik në Kupën e Botës 2026, pasi eliminoi Sllovakinë me rezultat spektakolar 4:3 në Bratislavë, në gjysmëfinalen e “play-off”-it.

Në një ndeshje dramatike me përmbysje, “Dardanët” treguan karakter të jashtëzakonshëm duke rikthyer rezultatin dhe duke siguruar finalen vendimtare ndaj Turqisë.

Ndeshja nisi keq për Kosovën, e cila pranoi gol që në minutën e 6-të nga Martin Valjent. Megjithatë, reagimi erdhi shpejt, Veldin Hoxha barazoi në minutën e 21-të me një goditje të bukur nga distanca.

Sllovakia riktheu epërsinë në fund të pjesës së parë me Lukas Haraslin, por pjesa e dytë i takoi plotësisht Kosovës.

Fillimisht, Fisnik Asllani barazoi me kokë, përpara se Florent Muslija të realizonte një supergol nga goditja e lirë për epërsinë e parë të Kosovës. Dominimi u vulos nga Kreshnik Hajrizi, i cili shënoi për 4:2, ndërsa goli i vonë i David Strelec nuk mjaftoi për vendasit.

Tani, Kosova do ta presë Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një finale që vendos gjithçka.

Një fitore do të nënkuptonte kualifikimin e parë në histori në një Kupë Bote.

Ky sukses i mundshëm vjen në një moment simbolik, në 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA, duke e bërë edhe më të veçantë rrugëtimin e “Dardanëve”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika