Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do ta procedojë për miratim të hënën vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove shpërblim për Përfaqësuesen e Kosovës.
Sipas tij, ky vendim vjen me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, pas fitores së rëndësishme të Kosovës ndaj Slovakisë me rezultat 4-3 në gjysmëfinalen e “playoff”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Kjo fitore historike i ka siguruar “Dardanëve” një shpërblim të madh financiar, i cili ishte premtuar më herët nga Kurti.
Kryeministri kishte deklaruar se në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, Kombëtarja do të shpërblehej me 500 mijë euro, ndërsa në rast kualifikimi në Botëror, shpërblimi do të arrinte në 1 milion euro.
Vendimi pritet të formalizohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë.