Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 18 mars 2026 rreth orës 13:40 në rrugën e Kamenicës, ndërsa i dyshuari kishte qenë në arrati deri më 26 mars, kur u arrestua rreth orës 15:50.
I dyshuari, pas arrestimit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes. Hetimet për rastin po vazhdojnë.