UEFA ka përzgjedhur si fotografinë më të pëlqyer të javës një imazh nga ndeshja e Kosovës ndaj Sllovakisë, e shkrepur gjatë festës së golit të Florent Muslijës.
Në fotografi shihen afër njëri-tjetrit Florent Muslija dhe Milot Rashica, ndërsa në prapavijë janë edhe lojtarë të tjerë të Përfaqësueses së Kosovës.
Kosova fitoi 4:3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, të enjten, duke siguruar kualifikimin në finalen e plejofit për Kupën e Botës.
Nga ëndrra në realitet: Një fitore e çon Kosovën në Botërorin 2026