Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është ndaluar qarkullimi i motokultivatorëve, multikultivatorëve dhe makinerive të tjera për punë bujqësore brenda kryeqytetit.
Sipas njoftimit të tij, të gjithë drejtuesit e këtyre mjeteve nuk lejohen më të qarkullojnë në zonat urbane të Prishtinës.
“Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve dhe makinerive tjera të destinuara për punë bujqësore se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar”, ka deklaruar Rama.
Ai ka shtuar se Policia e Kosovës dhe Inspektorati Komunal do të jenë në terren me kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa ndaj çdo shkelësi të këtij vendimi.