Mes përditësimeve të fundit të udhëzimeve për udhëtim nga Departamenti Amerikan i Shteitit-DASH, Kosova vazhdon të klasifikohet në Nivelin 2, që nënkupton nevojën për kujdes të shtuar nga qytetarët amerikanë gjatë qëndrimit në vend.
Në të njëjtin nivel renditet edhe Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera të rajonit si Serbia, Bosnja dhe Turqia.
Ky klasifikim vjen në një kohë tensionesh të shtuara globale, veçanërisht në Lindjen e Mesme, ku zhvillimet në Iran dhe kriza të tjera rajonale kanë shtyrë Departamentin Amerikan të Shtetit të rifreskojë vazhdimisht vlerësimet për sigurinë e udhëtimeve në mbarë botën.
Sipas sistemit të DASH-it, çdo shtet kategorizohet në katër nivele sigurie: nga Niveli 1 (rrezik minimal) deri te Niveli 4 (mos udhëtoni). Në Nivelin 1 përfshihen vende si Croatia, North Macedonia, Montenegro, Slovenia dhe Romania.
Ndërkohë, në Nivelin 3 – ku rekomandohet rishqyrtimi i udhëtimit – renditen vende si Israel, Bahrain, Cyprus, Kuwait, Oman, Saudi Arabia dhe Qatar, disa prej të cilave së fundmi janë zhvendosur nga Niveli 2 në këtë kategori për shkak të zhvillimeve të sigurisë.
Në kategorinë më të lartë të rrezikut, Niveli 4 – ku këshillohet të shmanget çdo udhëtim – përfshihen shtete si Iran, North Korea, Iraq, Lebanon, Russia, Belarus dhe Afghanistan.
Lista e përditësuar e vendeve sipas niveleve të sigurisë pasqyron një panoramë të gjerë të situatës globale, duke reflektuar ndikimin e krizave ndërkombëtare dhe tensioneve rajonale në vlerësimet e sigurisë për udhëtime.