Veç edhe 32 ditë, ende asnjë ftesë për diskutim mes partive për presidentin

Përkundër që afati i mbetur për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt skadimit, partitë parlamentare ende nuk e kanë zhvilluar asnjë takim mes vete. Megjithëse Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka dorëzuar asnjë ftesë, nga kjo parti presin që kjo së shpejti të ndodhë

Me kalimin e së premtes, Kuvendit i mbeten veç edhe 32 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit.

Por, përkundër që po kalojnë orët e ditët drejt skadimit të afatit, partitë ende nuk e kanë zhvilluar asnjë takim me njëra-tjetrën, qoftë as jo formal.

Për ftesa eventuale nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk foli fare ministri i Financave, Hekuran Murati.

Një zhvillim i tillë, sipas shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, pritet të ndodhë së shpejti, megjithëse nuk ka ndonjë datë zyrtare.

“Kryeministri Kurti më herët ka dërguar ftesë për takim te liderët tjerë, besoj që do intensifikohen takimet ditëve në vijim, me shpresën që do gjendet konsensus, dhe të shmangen zgjedhjet”, ka thënë Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Por, para se të vijë ky moment, Nagavci kërkon ndryshim të qasjes nga partia më e madhe opozitare.

“Pres që PDK- të reflektojë dhe të heqë dorë nga deklaratat e deputetëve që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Uroj që si parti, të reflektojnë”, ka thënë Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Pikërisht për ta diskutuar çështjen e Presidentit, kryesia e PDK-së zhvilloi një takim një ditë më parë që zgjati hiç më pak se dy orë.

Ndërkohë derisa ditët po kalojnë, Kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë jashtë shtetit. Të premten, madje pati të planifikuar një drekë pune me presidentin Emmanuel Macron.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika