Imeri: Deklaratat e Vuçiqit për vizitën e Kurtit në Paris janë propagandë pa bazë

Politologu Dorajet Imeri, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Paris, duke i cilësuar ato si propagandë të pabazuar dhe të destinuara për manipulim të opinionit.

Sipas Imerit, Vuçiqi vazhdon të ndjekë një model të njohur politik, duke përdorur retorikë propagandistike për të ndërtuar narrativa të reja në raport me zhvillimet diplomatike të Kosovës.

Ai vlerëson se përmes këtyre deklarimeve synohet të krijohet përshtypja se çdo veprim i institucioneve të Kosovës është nën ndikimin apo dijeninë e Beogradit.

“Bëhet fjalë për një strategji të qartë propagandistike, e cila synon të prodhojë pasiguri tek qytetarët dhe institucionet e Kosovës, duke e paraqitur Serbinë si në avantazh ndaj vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Imeri shton se në realitet, angazhimi ndërkombëtar i Kosovës dhe vizitat në qendrat kryesore evropiane dëshmojnë avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, gjë që përkthehet në më shumë siguri dhe stabilitet për rajonin.

Sipas tij, kjo qasje është në përputhje me konsolidimin e vlerave demokratike dhe perëndimore, të cilat bien ndesh me, siç e quan ai, qasjen destabilizuese të Serbisë.

Në këtë kontekst, ai vlerëson se propaganda serbe mbetet thelbësisht antiperëndimore dhe antidemokratike.
Duke komentuar diskursin e presidentit serb, Imeri thekson se Vuçiq përpiqet të projektojë veten si një figurë që kontrollon zhvillimet rajonale, por sipas tij, kjo është reflektim i humbjes së ndikimit real të Serbisë në Kosovë.

“Propaganda ka mbetur mjeti i vetëm për të ruajtur pushtetin, ndërsa intensifikimi i deklaratave të tilla tregon dobësimin e rrjeteve të ndikimit”, vlerësoi ai.

Ai shtoi se retorika e tillë shpesh intensifikohet në momente të ndjeshme politike në Serbi, duke përfshirë edhe periudhat para proceseve zgjedhore lokale, ku sipas tij, Vuçiq tenton të mobilizojë elektoratin përmes narrativave nacionaliste.

Në fund, politologu Imeri theksoi se Kosova nuk është më terren i manipulimeve të tilla dhe se qëllimet e këtyre narrativave tashmë janë të qarta për opinionin publik dhe faktorët institucionalë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika