Zelensky dhe Mohammed bin Zayed dakordohen për bashkëpunim në siguri dhe mbrojtje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ku palët kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në një deklarim në Telegram, Zelensky theksoi se ekipet përkatëse do të vazhdojnë punën për finalizimin e detajeve të marrëveshjes.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Emirateve, WAM, gjatë takimit janë diskutuar edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në kuadër të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ekonomike mes dy vendeve.

Megjithatë, nuk janë bërë publike detaje shtesë mbi përmbajtjen konkrete të diskutimeve, raportojnë burime ndërkombëtare raporton Reuters përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika