Një aksident trafiku është raportuar pak më parë në fshatin Lupq të Podujevës, saktësisht në rrethin afër kazermës.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:33 dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale”, ka deklaruar Ahmeti.