Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka kërcënuar se do të shënjestrojë universitetet izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme, pas sulmit ndaj Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Teheran.
IRGC thotë se të gjitha universitetet në rajon konsiderohen objektiva legjitime “derisa dy nga universitetet e tyre të goditen në shenjë hakmarrjeje për universitetet iraniane që u sulmuan”.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë stafit, profesorëve dhe studentëve të universiteteve amerikane në rajon, si dhe banorëve në afërsi të tyre, që të mbajnë një distancë prej 1 kilometri nga këto universitete për të garantuar sigurinë e tyre”.
Deklarata shton se Shtetet e Bashkuara duhet të dënojnë bombardimin e universiteteve iraniane për të shmangur hakmarrjen ndaj institucioneve amerikane në rajon, duke vendosur një afat deri në orën 12:00 sipas kohës lokale, të martën, më 30 mars, për ta bërë këtë.