Sot nisi llogaritja verore e kohës

Pas mesnatës ka nisur llogaritja verore e kohës, kështu akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara.

Prej orës 02:00, akrepat janë shtyer një orë para duke shënuar orën 03:00.

Llogaritja verore e kohës bëhet të dielën e fundit të muajit mars, teksa ky ndryshim i akrepave i jep fund llogaritjes dimërore të kohës që zgjati për pesë muaj.

Qëllimi i ndryshimit të orës është llogaritur për të përfituar sa më shumë nga energjia natyrale e diellit dhe për të reduktuar konsumimin e energjisë elektrike.

Ky ndryshim do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë pas.

Këto llogaritjes të kohës aplikohen që nga viti 1981, dhe përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin një orë para dhe orës dimërore kur ata lëvizin një orë pas.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika