Bllokada e internetit në Iran arrin 30 ditë

Censura e internetit në Iran ka hyrë në javën e pestë, ndërsa ndërprerja masive e lidhjes vazhdon tashmë për 30 ditë rresht.

Sipas grupit monitorues NetBlocks, kufizimet mbarëkombëtare kanë arritur në 696 orë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Lidhja me botën e jashtme mbetet vetëm rreth 1% e niveleve normale, duke e izoluar vendin në mënyrë të konsiderueshme.

Ndërkohë, disa përdorues dhe gazetarë vazhdojnë të kenë akses të pakufizuar, ndërsa të tjerë detyrohen të paguajnë shuma të mëdha për t’u lidhur në internet.

Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë arritur të lidhen përmes internetit satelitor si Starlink dhe metodave të tjera alternative, por kjo mbetet e kushtueshme dhe e rrezikshme.

Në Iran, përdorimi ose posedimi i pajisjeve si Starlink mund të dënohet deri në dy vjet burg, ndërsa autoritetet po përpiqen të godasin përdorimin e tyre.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika