Komuna e Prishtinës tashmë ka njoftuar se rruga “Don Shtjefën Kurti” është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspektorati, KEDS, Ujësjellësi dhe Policia, të cilat kanë ndërmarrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët.
Për shkak të situatës së krijuar, rruga është bllokuar për qarkullim.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë segment dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, ndërsa për çdo zhvillim të ri do të ketë njoftime shtesë me kohë.
Dëmtohet rrjeti i ujësjellësit nga rrëshqitja e dheut, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë