Qeveria mblidhet nesër, në rend dite propozmi për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të shtatë më 30 mars, e hënë në orën 09:00, ku në rend dite janë një sërë vendimesh.

Në fillim të mbledhjes, pritet të shqyrtohet propozimi për ndarjen e shpërblimit për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, si dhe miratimi i pagesës së pagës së 13-të për punonjësit që financohen nga Buxheti i shtetit.

Një nga pikat e rendit të ditës është edhe propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për t’i kërkuar Kuvendit dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Në pjesën legjislative, Qeveria do të trajtojë disa projektligje kyçe, përfshirë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Inspektoratin Qendror për Mjedisin dhe Ndërtimin, si dhe ligjet për financimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe për banimin social e të përballueshëm.

Në mbledhje po ashtu do të shqyrtohet raporti i vlerësimit të sistemit të financimit të komunave për vitin 2025, si dhe një sërë vendimesh për shpronësime, emërime dhe rialokime buxhetore në disa ministri.

Qeveria pritet të trajtojë edhe raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe pika të tjera të ndryshme.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika