KRU “Prishtina” për shembjen e dheut: Dyshohet se u shkaktua nga gërmimet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka reaguar pas shembjes së dheut dhe dëmtimit të raportuar në afërsi të infrastrukturës së ujësjellësit.

Sipas tyre, bazuar në vëzhgimet fillestare dhe pamjet nga terreni, situata nuk lidhet drejtpërdrejt me rrjetin e ujësjellësit, por dyshohet se është shkaktuar nga gërmimet dhe ndërhyrjet në terren, të cilat kanë destabilizuar shtresat e dheut dhe kanë çuar në rrëshqitje.

Megjithatë, si pasojë e kësaj rrëshqitjeje, është dëmtuar edhe infrastruktura e ujësjellësit në atë zonë.

“Bazuar në vëzhgimet fillestare në terren dhe pamjet e publikuara, vlerësohet se kjo gjendje nuk lidhet me rrjetin e ujësjellësit, por më tepër me aktivitetet e gërmimeve dhe ndërhyrjeve në terren, të cilat kanë ndikuar në destabilizimin e shtresave të dheut dhe krijimin e kushteve për rrëshqitje. Si pasojë e kësaj rrëshqitjeje, është dëmtuar edhe infrastruktura e ujësjellësit në atë zonë”, thuhet në reagim.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet profesionale dhe inxhinierët e saj janë në terren dhe po kryejnë analizë të detajuar të situatës, përfshirë gjendjen e tokës dhe ndikimin e punimeve të kryera.

Deri në përfundimin e raportit, kompania apelon që të mos nxirren përfundime të parakohshme për përgjegjësinë e rrjetit pa vlerësime teknike të plota.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjitha palëve që kryejnë punime në terren të respektojnë standardet e sigurisë, në mënyrë që të shmangen situata të ngjashme dhe të mbrohet infrastruktura publike.

Disa zona në Prishtina mbesin edhe pa rrymë pas shembjes së dheut

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika