Qeveria miraton kërkesën për dërgimin e FSK-së në Gaza, vendimi i shkon Kuvendit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për t’i kërkuar Kuvendit marrjen e vendimit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision në Gaza.

Sipas këtij vendimi, dërgimi i Forca e Sigurisë së Kosovës në një mision ndërkombëtar do të bëhet vetëm pas miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin në Gaza do të bëhet në kuadër të një komande të unifikuar ndërkombëtare për stabilizim.

Sipas tij, ky mision ka për qëllim mbështetjen e zbatimit të planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, duke vepruar në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare të stabilizimit e cila ka për mision të mbështesë  zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit të në Gaza. Gjithnjë duke u bazuar në mandatin e forcës ndërkombëtare të stabilizimit, ku të gjitha operacionet e forcës ndërkombëtare stabilizuese do të kryhen në përputhej me kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare të detyrueshëm përfshirë të drejtën humanitare ndërkombëtare…”, ka deklaruar ai në mbledhjen e Qeverisë.

Ai ka shtuar se përmes këtij angazhimi, Kosova dëshmon se është partner i besueshëm dhe i gatshëm të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së civilëve.

Sipas Maqedoncit, ky vendim do të forcojë edhe më tej profilin ndërkombëtar të Kosovës dhe rolin e saj në misionet paqeruajtëse.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika