Trump thotë se SHBA mund ta “marrë naftën e Iranit” dhe të pushtojë ishullin Kharg

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për Financial Times se Shtetet e Bashkuara mund të “marrin naftën e Iranit”, duke përmendur edhe mundësinë e marrjes së kontrollit mbi ishullin e rëndësishëm energjetik Kharg.

“Për të qenë i sinqertë, gjëja ime e preferuar është të marr naftën e Iranit, por disa njerëz budallenj në SHBA thonë: ‘Pse po e bën këtë?’ Por ata janë njerëz budallenj”, është shprehur Trump.

Ai ka thënë se një opsion mund të jetë edhe marrja e ishullit Kharg.

“Ndoshta e marrim Kharg Island, ndoshta jo. Kemi shumë opsione,” ka deklaruar ai, duke shtuar se kjo do të nënkuptonte praninë amerikane në ishull për një kohë të gjatë.

I pyetur për mbrojtjen iraniane në ishull, Trump tha: “Nuk mendoj se kanë ndonjë mbrojtje. Mund ta marrim shumë lehtë.”

Deklaratat vijnë në një kohë kur rreth 3,500 trupa amerikane janë dislokuar në Lindjen e Mesme, mes frikës së përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, raporton BBC.

Trump ka shtuar gjithashtu se bisedimet indirekte SHBA–Iran, përmes ndërmjetësve pakistanezë, po ecin mirë, por ka refuzuar të flasë për një marrëveshje të mundshme armëpushimi, duke thënë se “një marrëveshje mund të arrihet shpejt”.

Çmimi i naftës rritet derisa Irani kërcënon të zgjerojë sulmet hakmarrëse

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika