Kurti: Do t’i ftoj për takim kryetarët e opozitës, duhet të sigurojmë 85 deri në 86 vota për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të zhvillojë takime me kryetarët e partive opozitare me qëllim arritjen e numrave të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka përcaktuar një afat njëmujor për këtë proces.

Kurti tha se synimi është që të sigurohet një shumicë më e gjerë se minimumi kushtetues.

“Padyshim që do të bëj ftesa për takime për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët ashtu që ta arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve. Dhe po e ritheksoj, unë nuk besoj që është mirë të jemi vetëm 80 apo 81, duhet të jemi rreth 85 deri 86 në mënyrë që të jemi të sigurt që ta zgjedhim presidentin”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se për këtë arsye do të dërgojë ftesa dhe do të zhvillojë takime me partitë opozitare, por theksoi se detajet e ofertave dhe kërkesave do të bëhen të ditura gjatë vetë takimeve.

“Do të bëjmë ftesa dhe do të zhvillojmë takime, por çfarë ofertash dhe kërkesash do të kemi në ato takime duhet të presim që të ndodhin ato takime”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika