Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me stacionet policore dhe Njësinë Rajonale për Kontrollin e Trafikut Rrugor, ka zhvilluar aksionin e planifikuar “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe katërçikletave 2026”, i cili po realizohet që nga data 23 mars 2026.
Gjatë periudhës 23–29 mars, në kuadër të këtij plani operativ, janë sekuestruar 20 motoçikleta të llojeve të ndryshme, si dhe janë shqiptuar gjithsej 55 gjoba ndaj kundërvajtësve.
Sipas Policisë, janë shqiptuar: 15 gjoba për motoçikleta të paregjistruara, 22 gjoba për mosposedim të patentë shoferit, 18 gjoba për mosbartje të helmetës.
Policia ka bërë të ditur se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht te ngasësit e motoçikletave, që të respektojnë rregullat e komunikacionit.