Kuvendi mban seancë të enjten, në rend dite marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 2 prill, ku pritet të shqyrtohen disa marrëveshje ndërkombëtare me vlerë rreth 121 milionë euro.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci Arbërie Nagavci, ka deklaruar se marrëveshjet prekin projekte të rëndësishme, përfshirë edhe atë për rrugën Prishtinë–Mitrovicë.

“Në këtë mbledhje u pajtuam që seanca e radhës të jetë këtë enjte më 2 prill. Në seancë përveç tjerash do të trajtohen disa marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej 121 milionë eurove që kanë të bëjnë më tema dhe projekte të rëndësishme përfshirë këtu, edhe marrëveshjen për rrugën Prishtinë – Mitrovicë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar se për miratimin e tyre nevojiten të paktën 80 vota dhe bëri thirrje për pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve në seancë.

“Një varg marrëveshjesh të rëndësishme dhe presim pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve duke pasur parasysh që janë marrëveshje ndërkombëtare dhe nevojiten së paku 80 vota dhe t’u jepet drita e gjelbër këtyre marrëveshjeve”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika