Trump kërcënon të “shkatërrojë” objektet energjetike të Iranit nëse marrëveshja nuk arrihet “së shpejti”

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë në “bisedime serioze” me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” në Iran, të cilat sipas tij mund të çojnë në përfundimin e operacioneve ushtarake amerikane në këtë vend.

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump shkruan se është bërë “përparim i madh”, por paralajmëron se nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë për tregti, SHBA do të intensifikojë sulmet ndaj Iranit.

Ai thotë se në një skenar të tillë, SHBA mund të shkatërrojë plotësisht infrastrukturën energjetike të Iranit, përfshirë centralet elektrike, puset e naftës, ishullin Kharg dhe madje edhe impiantet e ujëkripëzimit, duke shtuar se këto objektiva “deri tani nuk janë prekur qëllimisht”.

Trump thekson se çdo veprim i mundshëm do të ishte në shenjë hakmarrjeje për, siç thotë ai, “ushtarët amerikanë të vrarë nga Irani gjatë 47 viteve të regjimit të vjetër”.

Trump thotë se SHBA mund ta “marrë naftën e Iranit” dhe të pushtojë ishullin Kharg

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika