Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Gjatë takimit, presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike në vend thuhet në njoftimi e presidences në Facebook.
Tutje thuhet se në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it. Të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.
Po ashtu, në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë në avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimi i standardeve të Konventës së Stambollit, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri.