Të arrestuarit për vjedhjen e arit në Prishtinë i sekuestrohet një automjet dhe armë zjarri gjatë bastisjeve

Policia e Rajonit të Prishtinës, përmes hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë në kryeqytet.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 19 janar 2026, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku nga një dyqan janë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit policorë kanë realizuar edhe bastisje në dy lokacione të ndryshme. Gjatë këtyre veprimeve janë sekuestruar një automjet që dyshohet se është përfituar nga vepra penale, një armë zjarri dhe sende të tjera të dyshuara.

I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika