Klubi spanjoll RCD Mallorca ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, ku ai shihet duke shikuar drejt Kupës së Botës.
“Muriqi, një hap larg Kupës së Botës”, ka shkruar klubi në përshkrimin e postimit.
Muriqi është golashënuesi më i mirë i Mallorcës këtë sezon dhe një nga sulmuesit më në formë në La Liga, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, pas Kylian Mbappe.