Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, ka përdorur llogarinë e tij në X për t’i dërguar një mesazh Donald Trump-it, duke i thënë se “Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ju – ajo do të jetë e hapur për ata që i përmbahen ligjeve të reja të Iranit.”
Azizi ka thënë se 47 vite mikpritje kanë marrë fund përgjithmonë, duke iu referuar periudhës që nga Revolucioni i vitit 1979 në Iran, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
“Trump më në fund e ka arritur ëndrrën e tij për ‘ndryshim regjimi’—por në regjimin detar të rajonit!”, tha ai.
Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka miratuar një plan për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, raportoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars.