Rrëmbehet një gazetare amerikane në Bagdad

Gazetarja amerikane, Shelly Kittleson, është rrëmbyer në Bagdad nga një grup i armatosur irakian që besohet të ketë lidhje me Iranin, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane.

Kittleson është një gazetare e pavarur me përvojë të gjatë në rajon, duke raportuar gjerësisht nga Siria, Iraku dhe Libani, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se po punon për të siguruar lirimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Një individ me lidhje me grupin milicist të afërt me Iranin, Kataib Hezbollah, i dyshuar për rrëmbimin, është vënë në pranga nga autoritetet irakiane,” shkroi Dylan Johnson, sekretar i ndihmës për çështjet globale, në X.

Lufta SHBA-Iran është përhapur edhe në Irak, ku veprojnë shumë milicia pro-Iran. SHBA ka bombarduar ato disa herë që nga fillimi i luftës, ndërsa milicat kanë sulmuar ambasadën dhe bazat ushtarake amerikane në Irak.

Autoritetet irakiane thanë se kanë ndaluar një automjet që përmbysej teksa të dyshuarit përpiqeshin të iknin.

“Forcat e sigurisë arritën të arrestojnë një prej të dyshuarve dhe të sekuestronin një prej automjeteve të përdorura në krim. Ministria konfirmon se përpjekjet vazhdojnë për të ndjekur individët e tjerë të përfshirë dhe për të siguruar lirimin e gazetares së rrëmbyer” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Irakut.

Një burim i sigurisë irakiane tha se rrëmbimi ndodhi në Bagdad teksa autoritetet nuk identifikuan as autorin, as viktimën në fillim.

Organizata mediatike Al-Monitor deklaroi se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga rrëmbimi i Kittleson dhe bëri thirrje për “lirimin e saj të sigurt dhe të menjëhershëm”.

“Ne mbështesim raportimin e saj të rëndësishëm nga rajoni dhe kërkojmë kthimin e saj sa më shpejt për të vazhduar punën e saj të rëndësishme,” tha organizata.

Kittleson njihet për raportimet e saj të thelluara, veçanërisht mbi zonat e konflikteve dhe dinamikat fisnore në Irak dhe Siri.

Zyrtarët e policisë irakiane thanë se Kittleson u rrëmbye nga katër persona në rroba civile dhe u transportua në një automjet.

Hetimi është përqendruar në pjesën lindore të kryeqytetit, ku automjeti i rrëmbyesve u drejtuar, thanë ata.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika