Policia nis hetimet për thirrjet islamofobe gjatë ndeshjes Spanjë-Egjipt

Policia spanjolle ka nisur hetime për thirrje islamofobe dhe ksenofobe të dëgjuara gjatë ndeshjes miqësore mes Spanja dhe Egjipti, e zhvilluar të martën.

Ngjarja ndodhi në stadiumin RCDE Stadium, shtëpia e klubit Espanyol, ku disa tifozë të Spanjës brohoritën: “kush nuk kërcen është mysliman”, gjatë ndeshjes përgatitore për Kupën e Botës, e cila përfundoi pa gola (0-0).

Futbollisti i Spanjës, Lamine Yamal, i cili është mysliman, reagoi në rrjetet sociale duke e cilësuar këtë sjellje si të papranueshme dhe mungesë respekti. Ai theksoi se feja nuk duhet të përdoret si tallje dhe se futbolli duhet të jetë hapësirë për argëtim dhe mbështetje, jo për diskriminim.

Edhe ministri i Drejtësisë, Felix Bolanos, i dënoi thirrjet, duke i quajtur ato turp për shoqërinë dhe duke paralajmëruar për rritjen e racizmit dhe ksenofobisë, raporton Reuters.

Federata Egjiptiane e Futbollit e cilësoi incidentin si një akt plotësisht të papranueshëm dhe racist.

Rasti rikthen në vëmendje problemin e vazhdueshëm të racizmit në futbollin spanjoll, ku më herët është përballur edhe lojtari i Real Madrid, Vinícius Júnior, me incidente të ngjashme.

Pavarësisht paralajmërimeve në stadium se racizmi dhe ksenofobia janë vepra penale, thirrjet vazhduan.

Policia rajonale e Katalonjës, Mossos d’Esquadra, ka konfirmuar hapjen e hetimeve për këtë rast.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, e quajti sjelljen e tifozëve të papranueshme, duke theksuar se persona të tillë nuk përfaqësojnë futbollin dhe duhet të izolohen nga shoqëria.

Ndërkohë, Federata Spanjolle e Futbollit deklaroi se qëndron kundër çdo forme racizmi dhe dhune në stadiume.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika