Visar Azemi , nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një konferencë për media ka njoftuar se do t’u drejtohet prokurorisë speciale lidhur me njehësorët elektrike.
Ai ka thënë se nëse Ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka dalë me i heqë njehësorët elektrikë ku ka qenë më herët.
“Dhe sot pikërisht e mësuam se ku paska qenë edhe problemi dhe shtylla kryesore ku duhet me u bazuar i gjithë ky skandal. Pra shteti e paska pasur fjalën e vet, të cilën nuk e paska ushtruar asnjëherë. Nëse Ministria e Industrisë dhe Tregtisë sot paska dalë me i hequr njësorët elektrikë, atëherë pyetja e thjeshtë është: ku paskan qenë këta gjithë këto vite që nuk paskan reaguar? Të dy palët madje, edhe KEDS-i edhe Ministria, e konfirmojnë që kanë pasur ankesa prej qytetarëve. Pra paska pasur ankesa edhe në KEDS, edhe në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, po pse s’paskan reaguar? Pra, Ministria ka rregullore, e ka Agjencinë e Metrologjisë, i cili është rregullues i këtyre pajisjeve që matin. Pra nuk paskan bërë punën e vet, nuk kanë licencuar asnjë laborator të pavarur për me i bërë këto matje në formë të drejtë dhe të pavarur, dhe rrjedhimisht i kanë lejuar operatorët ekonomikë sikurse KEDS në këtë rast, me manipuluar me njësorë elektrikë. Pra shteti paska dështuar dhe mend paska reaguar vetëm kur ka plasur skandali nga ne. Pra, nuk pajtohem me qasjen e MINT-it në këtë rast, të ministrisë dhe të pushtetit, sepse këta po thonë që nga sot do t’i pranojmë edhe ankesat e qytetarëve dhe do ta marrim këtë çështje pak më me seriozitet. Pyetja është çka do të bëni me rastet të cilat janë manipuluar deri tash? Me të gjitha ato kërkesa të qytetarëve që nuk i keni adresuar deri tash?”, tha Azemi para medieve.
Ai bëri thirrje që organet kompetente t’i hetojnën të dy institucionet edhe KEDS edhe MINT.
“Ne thërrasim organet kompetente që t’i hetojnë edhe KEDS-in, edhe Ministrinë, sepse këtu kemi të bëjmë me një skandal super-serioz dhe super të madh. Pra nuk mundesh as KEDS-i e as Ministria me dalë me i tërhequr këta njësorë, sepse sot dy palët kanë tërhequr nga shtëpitë dhe banesat tona njësorë elektrikë, me pretenduar që janë raste të izoluara pa pasur një hetim të plotë nga organet e hetuesisë. Prandaj, unë me të drejtë po e them që në dështimin e shtetit në këtë rast, qytetarët janë penalizuar dhe edhe Ministria, edhe KEDS-i duhet me u hetuar deri në fund. Pra nuk po flasim për toleranca teknike, po flasim për skema të manipulimeve në shkallë të madhe të vendit. Mua në ditët në vazhdim nuk më mbetet gjë tjetër pos me i u drejtuar Prokurorisë së Shtetit, Prokurorisë Speciale, për KEDS-in dhe Ministrinë e Industrisë, në mënyrë që ky rast të gjejë zgjidhje sa më shpejt. Qytetarët e dëmtuar me të drejtë po kërkojnë kompensimin e tyre dhe kjo do të jetë ndoshta edhe kërkesa kryesore e këtij skandali të zbardhur. Po e përsëris: ku ishte shteti i cili nuk i mbrojti qytetarët e vet, e la KEDS-in me manipuluar me njësorë elektrikë dhe reagoi vetëm në momentin kur plasi skandali tyre nga ne” tha Azemi./EO