Trump pritet të mbajë fjalim televiziv – A do të sqarojë edhe qëndrimin për NATO-n?

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet t’i drejtohet sonte publikut me një fjalim ku raportohet se do të japë një përditësim mbi operacionin ushtarak të SHBA-së në Iran.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, fjalimi është cilësuar si një “përditësim operacional” mbi zhvillimet, të cilat administrata i konsideron si përmbushje ose tejkalim të pritjeve, raporton BBC.

Sipas të njëjtit burim, Trump do të theksojë ato që i konsideron suksese ushtarake amerikane, përfshirë shkatërrimin e flotës detare të Iranit, dëmtimin e prodhimit të raketave, goditjen e grupeve të lidhura me Teheranin në Lindjen e Mesme dhe parandalimin e aftësisë së Iranit për të ndërtuar armë bërthamore.

Gjithashtu, pritet që ai të përsërisë një afat kohor prej dy deri në tre javësh për vazhdimin e operacionit, siç kishte deklaruar më herët.

Zyrtari nuk përmendi negociata për paqe, masa për uljen e çmimeve të naftës në SHBA apo garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, burimet theksojnë se situata mbetet dinamike dhe përmbajtja përfundimtare e fjalimit mund të ndryshojë deri në momentin e mbajtjes së tij.

Trump ka rikthyer kërcënimet për tërheqjen e SHBA-së nga NATO, këtë herë duke e lidhur me pakënaqësinë e tij ndaj aleatëve, të cilët sipas tij nuk kanë ndihmuar SHBA-në gjatë luftës në Iran.

NATO konsiderohet i varur në masë të madhe nga forca ushtarake e Shteteve të Bashkuara, ndërsa një tërheqje amerikane do të përbënte goditje serioze për aleancën transatlantike që ekziston që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, një vendim i tillë do të përballej me pengesa të mëdha ligjore në SHBA.

Në vitin 2023, Kongresi amerikan miratoi një masë që synon të ndalojë një president të tërheqë vendin nga NATO pa miratimin e Kongresit. Për një vendim të tillë do të nevojitej ose shumica prej dy të tretash në Senat, ose një akt i veçantë i Kongresit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika