Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për emërime të reja në disa pozita kyçe organizative të partisë.
Sipas vendimit, Ilir Ferati është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, me përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aparatit administrativ dhe institucional të partisë, si dhe për zbatimin e vendimeve të organeve drejtuese.
Ndërkohë, Sokol Haliti është caktuar Sekretar për Mërgatë, me fokus forcimin e lidhjes me diasporën dhe përfshirjen e saj më aktive në jetën politike dhe zhvillimore të vendit.
Në detyrën e Sekretarit Organizativ është emëruar Visar Azemi, i cili do të ketë përgjegjësi për koordinimin e strukturave të brendshme të partisë dhe funksionimin e saj në të gjitha nivelet.
Abdixhiku ka falënderuar edhe ish-sekretarin e partisë, Imri Ahmeti, duke vlerësuar kontributin e tij në funksionimin institucional të LDK-së deri në Kuvendin e fundit.
Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të prezantojë edhe përbërjen e re të Kryesisë së partisë, si pjesë e riorganizimit të strukturave drejtuese dhe forcimit të mëtejshëm të LDK-së.