Tahiri thotë se Kurti ka qëllim të bëj drama e shfaqje me procesin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk duhet të shndërrohet në “shfaqje”, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, nxitje të “dramave politike”.

Në Debat Plus, Tahiri tha se PDK ka treguar qasje bashkëpunuese në këtë proces, pavarësisht gjuhës së ashpër që është përdorur ndaj opozitës.

“Nuk ka qenë e lehtë duke pasur parasysh gjuhën e vazhdueshme ofenduese ndaj partive opozitare, por e kemi tejkaluar këtë. Bedri Hamza ka treguar shembull bashkëpunimi dhe kemi ofruar një proces që dërgon te emrat, jo te shfaqjet”, ka thënë Tahiri.

Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti se po e përdor procesin për krijim të “dramës politike”.

“Ky është qëllimi i kryeministrit, të bëj drama e shfaqje. Qytetari për dy muaj ka parë a ka president apo s’ka president, por çfarë ka fituar?”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka shtuar se vendi nuk duhet të mbetet peng i këtij procesi dhe se zgjedhja e presidentit mund ishte kryer më 17 shkurt.

“S’kemi hyrë në telenovelë të emrave, por kemi kërkuar proces dhe pajtim për kriteret. Nuk jemi pajtuar ende për to”, ka shtuar Tahiri.

Sipas tij, procesi duhet të jetë konsensual dhe jo garë numrash mes partive politike.

“Kjo është një qasje e arsyeshme po e ruajmë reputacionin e individëve që mendojmë t’i propozojmë. Por paraprakisht me u pajtu që kur ta vendosim kush do të jetë president dhe kush kundër kandidatë në proces me qenë të propozuar prej neve. Ndërsa Kurti ka thënë ju një emër, ne një emër. Çka i bie kjo hajde shkojna i matim, ti i ke 22 vota, unë i kam 67 kush fiton. Nuk është ky proces, duhet të jetë konsensus edhe për atë arsyeje kërkohet konsensus, kjo ka qenë qasja jonë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika