Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy burra në Rahovec.
Siç bën të ditur Policia gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, njofton Dukagjini.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.