Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë zhvillim për sa i përket çështjes së presidentit të ri, derisa për këtë faj ia ka hedhur Lëvizjes Vetëvendosje.
Haradinaj, pak para nisjes së seancës plenare, deklaroi se sipas tij Lëvizja Vetëvendosje ka një plan të përcaktuar në kohë, duke shtuar se synimi i tyre është që ushtruese detyre e presidentit të bëhet kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Duket që në VV e kanë një plan në kohë, fillimisht për ta është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të jetë edhe u.d e presidentes. Nuk po nguten para datës 5, pastaj të shohim si do ta menaxhojmë. Ne varemi nga iniciativa e tyre, opozita është e pamundur që të marrë iniciativë për një temë si kjo. I kemi 34 ditë, 10 ditë shkuan, po shihet qartë që është e lidhur me datën kur presidentja aktuale e kryen mandatin, u.d vjen Haxhiu, pra VV po pret”, ka thënë Haradinaj.