Macron kritikon Trumpin: Nuk është shfaqje, kemi nevojë për stabilitet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar kritikat ndaj Francës, të cilën e akuzon se nuk ka ndihmuar mjaftueshëm në luftën ndaj Iranit, duke sulmuar edhe personalisht presidentin Emmanuel Macron.

Të mërkurën, Trump komentoi se bashkëshortja e Macronit, Brigitte Macron, “e trajton atë shumë keq”, një deklaratë që ka ngjallur reagime në Paris.

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka cilësuar këto komente si “të pahijshme” dhe  nuk ishin “as në nivel standardi”, duke shtuar se nuk meritojnë përgjigje.

Në lidhje me çështjet strategjike, Macron ka kritikuar administratën Trump për mesazhe kontradiktore, duke thënë se ka “shumë fjalë dhe mungesë stabiliteti”.

“Ka shumë deklarata që shkojnë në drejtime të ndryshme. Ne kemi nevojë për stabilitet, qetësi dhe kthim drejt paqes. Nuk është shfaqje,” tha Macron.

Ai ka shtuar se “nëse dëshiron të jesh serioz, nuk mund të thuash çdo ditë të kundërtën e asaj që ke thënë një ditë më parë.”

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika