Projektligji për çmimet tavan, Kurti thotë se po e mbrojnë lirinë e tregut nga abuzimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është risjellë për miratim projektligjin për çmimet tavan.

Sipas Kurtit, rikthimi i projektligjit për çmimet tavan vjen si përgjigje ndaj sfidave reale me të cilat janë përballur qytetarët, përfshirë rritjet e papritura të çmimeve dhe mungesën e mekanizmave mbrojtës në treg.

Ai theksoi se qëllimi i këtij ligji nuk është ndërhyrja në ekonominë e tregut të lirë, por mbrojtja e saj nga abuzimet.

“Po e risjellim për miratim këtë projektligj që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti e përvoje që qytetarët tonë e kanë përjetuar. Rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave për mbrojtje e ruajtje. Me këtë ligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky projektligj vendos një balancë të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika