Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e mbi 4 kg kokainë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për përfshirje në trafikim të narkotikëve, ku dy prej tyre ndodhen në paraburgim, ndërsa një është në arrati.

Sipas njoftimit zyrtar, Departamenti i Krimeve të Rënda ka akuzuar E.R. dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, si dhe F.H., i cili është në arrati, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, njofton Dukagjini.

“Sipas aktakuzës, më datë 11.08.2025, rreth orës 21:21min, Prizren, në një objekt prapa një qendre tregtare, të pandehurit F.H., dhe E.R., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, kanë transportuar dhe shpërndarë substancë narkotike të llojit kokainë në sasi prej 3.3 kilogramësh. Të njëjtit, pas komunikimit paraprak me të pandehurin H.K., lidhur me vendin e takimit, kanë arritur në lokacion me automjet dhe kanë realizuar dorëzimin e narkotikëve, duke pranuar në këmbim një automjet të tipit “VW Golf VIII”. Pas dorëzimit të narkotikëve, i pandehuri F.H., largohet me automjetin e tij “VW Arteon” me targa belge, ndërsa e pandehura E.R., e drejton automjetin e marrë në këmbim, duke e parkuar atë para banesës së saj në Prishtinë, ku i njëjti është sekuestruar nga policia. Ndërsa, automjeti i F.H., u ndalua me datë 16.08.2025 nga Policia në pikën kufitare “Hani i Elezit”, ku brenda tij u gjet edhe e pandehura E.R., si pasagjere”, thuhet në njoftim.

Sa i përket të pandehurit H.K., Prokuroria njofton se gjatë bastisjes në banesën e tij në Prizren janë sekuestruar 4.436 kilogramë kokainë të destinuara për shitje, si dhe pajisje për paketim, përfshirë peshore digjitale, qese, role foli, kartela dhe para që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika