Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Prishtinë, Gent Begolli, ka njoftuar për një rekord të ri në trajtimin e kërkesave nga qytetarët në kryeqytet.
Siç bën të ditur Begolli, gjatë vetëm 25 ditëve pune janë trajtuar gjithsej 13,661 kërkesa, prej të cilave 13,083 janë aprovuar, njofton Dukagjini.
Begolli, mes tjerash, ka bërë të ditur se aktualisht, shërbimet e gjeodezisë përfundojnë brenda dy ditësh, ato të kadastrit rreth dy javë, ndërsa çështjet e hipotekave trajtohen brenda ditës.
Ai shtoi se nga një sistem me vonesa që zgjateshin deri në nëntor të vitit 2025, tashmë është arritur një ritëm dhe efikasitet që u përgjigjet kërkesave të qytetarëve në kohë.