Kurti për rritjen e çmimit të naftës: E lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por duhet ta gjejmë rrugën e drejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht po thotë fjalën e tij në seancën e kërkuar nga partitë opozitare rreth çmimit të naftës.

Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por duhet të gjendet “rruga më drejtë, e dobishme dhe e qëndrueshme’.

“Në kohë sfiduese kur çmimet globale të energjisë dhe naftës kanë luhatje, është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por detyra jonë nuk është ta zgjedhim rrugën më të lehtë, por rrugën më të drejtë, të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë. Te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta, pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve. Kërkesat në këtë seancë nuk janë të reja ose të papritura, në vazhdimësi në secilën krizë ose luhatje, që kanë qenë shumë në këto 6 vite, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën. Në pamje të parë kjo duket si zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është një zgjidhje e kushtetueshme. Edhe nëse ulet TVSH-ja, efekt nuk ka te produktet e tjera” – ka thënë Kurti./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika