Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam rritur në zgjedhje

Kryeministri Albin Kurti tha sot në seancën e jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës se ndonëse opozita i ka kërkuar ndër vite të heqë akcizën dhe TVSh-në, ai është rritur në zgjedhje edhe pse s’e ka bërë këtë gjë.

Kurti fillimisht u arsyetua për vonesën në vazhdimin e seancës duke thënë se ishte në takime që nuk mund t’i shtynte për nesër.

“Ju thatë, jo duhet të hiqet akciza, jo TVSh-ja, jo të dyja. Të nderuar deputetë, nuk është hera e parë që e kërkoni këtë gjë prej Qeverisë sonë”, tha Kurti në foltore.

“Unë nuk jam kryeministër për herë të parë jam kryeministër për herë të tretë. Që sa vjet jam kryeministër, gjithmonë keni kërkuar me raste të caktuara: ‘hiqe akcizën’, herë ‘hiqe TVSh-në’, dhe nuk e kom ba asnjanën, janë majtë zgjedhjet edhe veç kom fitu ma shumë a e kuptoni?”

“Pra, nuk është hera e parë që po bëni një kërkesë të re? Çka nënkupton kjo? Kjo nënkupton që edhe populli nuk është për atë që po më këshilloni, dhe në anën tjetër, duhet të kuptoni që unë përfaqësoj një politikë tjetër. Ju e keni politikën e juj, me të garoni në zgjedhje, me një politikë të caktuar fiskale, unë garoj me një politikë tjetër fiskale”, tha Kurti./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika