Osmani ia dorëzon detyrën, Haxhiu zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar këtë të shtunë detyrën e saj në një ceremoni zyrtare, ku kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është bërë zyrtarisht ushtruese e detyrës së presidentes së Republikës.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Osmani i uroi mirëseardhje Haxhiut në Presidencë, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti si një arritje për përfaqësimin e grave në institucionet më të larta shtetërore.

“Ju dëshiroj mirëseardhje zonja kryetare e Kuvendit dhe nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Republikës. Gjithnjë ka qenë një nga dëshirat e mia të mëdha që kurdo që dal nga kjo zyrë ta lë një grua mbrapa. Kjo dëshirë sot po më plotësohet dhe shpresoj shumë që siç thotë populli ta ngrehni këmbën zhag edhe ju që pas jush të jetë një grua në këtë zyrë. Me besimin e plotë që gratë gjithmonë tregojnë kujdes të veçantë ndaj institucioneve dhe ndaj çdo qytetari të Republikës”, ka theksuar Osmani.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika