Sipas profesorit universitar, Dorajet Imeri, presidenti Aleksandar Vuçiq po përdor strategjinë e viktimizimit për të shmangur presionin pas akuzave për manipulim zgjedhor dhe dhunë gjatë zgjedhjeve.
Duke pretenduar kërcënime ndaj infrastrukturës së gazit dhe duke përfshirë Viktor Orbán në këtë narrativë, ai synon të krijojë një klimë frike dhe pasigurie.
Imeri paralajmëron se kjo qasje është e rrezikshme për stabilitetin rajonal dhe nuk duhet të përqafohet nga liderët e rajonit.
“Pas akuzave për manipulim zgjedhor dhe ngjarjeve me studentë, Vuçiq rikthehet me viktimizim.
Viktor Orban, kryeministri autokrat i Hungarisë, duket se është vendosur shumë lehtë në lajthitje nga presidenti paranojak serb, Aleksander Vuçiq, i cili duke e implementuar strategjinë e krijimit të narrativës viktimizuese, i ka thënë kryeministrit hungarez, Orban, se është gjetur eksploziv shkatërrues së bashku me pajisjet e nevojshme aktivizuese në infrastrukturën kritike të gazit që i lidhin dy shtetet. Vuçiq, gjendet para kritikave të ashpra, pasi javën që shkoi, u akuzua për manipulim flagrant të zgjedhjeve, zgjedhje në të cilat nuk u kursyen as rrahja e komisionerëve dhe gazetarëve.
Vuçiq, sigurisht do të vijojë me përpjekjet e tij viktimizuese, por rajoni dhe liderit e tij, nuk guxojnë të përqafojnë logjikën paranojake që sjell destabilitet dhe pasiguri”, ka shkruar Imeri.