Çka u diskutua në takimin Kurti-Lajçak?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Qeveria e Kosovës është përherë e gatshme për dialog parimor, të balancuar e konstruktiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

“Mbarëvajtja e procesit të deritanishëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces”,  ishin temat kryesore të diskutuara gjatë takimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë punimeve të Symi Symposium që po mbahet në Greqi, Kurti ka ritheksuar që Qeveria e Kosovës është përherë e gatshme për dialog parimor, të balancuar e konstruktiv.

Kështu thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit, ku është potencuar se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e dy vendeve fqinje.

“Duhet të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme e të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

“Për këtë, kemi edhe Rezolutën e Parlamentit Evropian, të miratuar pak ditë më parë, ku bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje bazuar në njohje reciproke”, vijon njoftimi.

Të hënën e 11 korrikut, kryeministri Kurti diskutoi në panelin me temë “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika