Më 8 prill, të mërkurën, në orën 18:00, në Librarinë Dukagjini pranë Sheshit Nënë Terezë, do të promovohet libri me poezi Poema e mungesës i Rita Petro-s. Vepra, botuar nga Albas më 2025, ndërtohet si një udhëtim poetik mes dashurisë, mungesës, kujtesës, trupit, shpirtit, vetmisë dhe përplasjes së njeriut me kohën dhe botën që e rrethon.
Libri shquhet për një gjuhë të drejtpërdrejtë, intime dhe njëkohësisht filozofike, ku ndjeshmëria personale shndërrohet në reflektim më të gjerë për jetën, humbjen dhe praninë e tjetrit. Përmes cikleve si Poema e shtratit gjysmëbosh, Poema e vetmisëdhe Poema e mungesës universale, autorja ndërton një univers ku përjetimi privat merr përmasa universale.
Rita Petro ka studiuar Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetine Tiranës dhe është specializuar për Filozofi dhe Kulturë Greke në Universitetin e Athinës. Ajo është bashkëthemeluese e shtëpisë botuese ALBAS dhe autore e dhjetëra teksteve shkollore, ndërsa krijimtaria e saj është përkthyer në disa gjuhë dhe përfshirë në revista e antologji ndërkombëtare.
Një nga zërat kryesorë të mbrëmjes do të jetë Ag Apolloni, shkrimtar, studiues i letërsisë dhe profesor universitar, i njohur për qasjen e tij analitike dhe interpretimet e thelluara kritike. Paneli do të përfshijë edhe lexime të disa poezive nga libri, duke sjellë për publikun një përvojë direkte të universit poetik të autorës.
Pas prezantimit dhe leximeve, do të ketë hapësirë për diskutim me publikun.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje letrare më 8 prill, në orën 18:00, në Librarinë Dukagjini pranë Sheshit Nënë Tereza.
Ju mirëpresim.
