Osmani vazhdon traditën për festën e Pashkëve, viziton familjes e ish-deputetit që ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka vazhduar traditën e vizitave te familjet shqiptare që festojnë Pashkët.

Ajo, ka treguar se dje ishin në familjen Zeneli-Prenaj, për të ndarë bashkë gëzimin e festës dhe për t’ua uruar këtë ditë që për mesazh ka bashkimin rreth vlerave më të larta që kanë dalluar popullin tonë.

‘Në shtëpinë e Arbërie Prenajt – mjeke me përkushtim të rrallë, dhe Lulzim Zenelit – dikur deputet e nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, sot profesor dhe zë i mendimit kritik, gjetëm më shumë se mikpritje. Gjetëm një model të gjallë të familjes shqiptare të ndershme, punëtore, të përkushtuar ndaj dijes, dhe thellësisht të lidhur me vlerat që e kanë mbajtur gjallë këtë vend në kohët më të vështira”, ka shkruar Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Sikurse çdo vit, vazhduam traditën e vizitave te familjet shqiptare që festojnë Pashkët. Dje ishim në familjen Zeneli-Prenaj, për të ndarë bashkë gëzimin e festës dhe për t’ua uruar këtë ditë që për mesazh ka bashkimin rreth vlerave më të larta që kanë dalluar popullin tonë.

Në shtëpinë e Arbërie Prenajt – mjeke me përkushtim të rrallë, dhe Lulzim Zenelit – dikur deputet e nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, sot profesor dhe zë i mendimit kritik, gjetëm më shumë se mikpritje. Gjetëm një model të gjallë të familjes shqiptare të ndershme, punëtore, të përkushtuar ndaj dijes, dhe thellësisht të lidhur me vlerat që e kanë mbajtur gjallë këtë vend në kohët më të vështira.

Qoftë kjo festë gjithmonë një simbol i paqes, ringritjes, bashkimit, dashurisë dhe shpresës për çdo familje.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika