Kurti dhe Abdixhiku në Kuvend, nisin diskutimet për çështjen e presidentit

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të nisin diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kurti është parë duke hyrë në Kuvend përmes hyrjes së parkingut të institucionit.

Takimi vjen në një periudhë kur kanë mbetur edhe rreth tri javë nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për emrin e ri të kreut të shtetit.

Abdixhiku është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas takimit do të deklarohet.

“Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Të shtunën ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën, Albulena Haxhiut.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit – Kurti pritet të takohet me Abdixhikun

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika